Xhamia ASR e.V Ingolstadt

Xhamia ASR e.V Ingolstadt Imami i Xhamisë Xhelal Kaloshi
Kryetari i Xhamisë Mirsad Dervishi

TURNIRI TRADICIONAL I FUTBOLLIT 5+1 Me kënaqësi ju njoftojmë se edhe këtë vit do të organizohet Turniri Tradicional i Fu...
31/05/2026

TURNIRI TRADICIONAL I FUTBOLLIT 5+1

Me kënaqësi ju njoftojmë se edhe këtë vit do të organizohet Turniri Tradicional i Futbollit 5+1, i cili do të mbahet më:

E diel, 05.07.2026
Ora 09:00
Organizuar nga Xhamia ASR Ingolstadt

Nën moton “Xhamia ju thërret”, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij aktiviteti sportiv, vëllazërorë dhe bamirës.

Të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do t’i dedikohen projektit të ndërtimit të Xhamisë së re në Ingolstadt. Falë Zotit, trualli tashmë është siguruar, ndërsa tani na nevojitet angazhim dhe përkrahje e përbashkët për ta realizuar këtë projekt të rëndësishëm për komunitetin tonë.

Ju ftojmë të merrni pjesë si ekipe, sportdashës, përkrahës dhe donatorë, që së bashku të kontribuojmë për një qëllim fisnik dhe të kalojmë një ditë të bukur në frymë sportive dhe vëllazërore.

Mirë se vini!

Sot, në Eventpark Ingolstadt, u mbajt falja e Kurban Bajramit, ku që nga orët e hershme të mëngjesit kishte një numër të...
27/05/2026

Sot, në Eventpark Ingolstadt, u mbajt falja e Kurban Bajramit, ku që nga orët e hershme të mëngjesit kishte një numër të madh besimtarësh të mbledhur në atmosferë feste, paqeje dhe vëllazërie.

Faljen e Bajramit e priu Imami ynë, Xhelal ef. Kaloshi, me një përkushtim të thellë dhe mesazhe të fuqishme shpirtërore për këtë ditë të madhe.

Gjatë kësaj dite të bekuar, kryetari i xhamisë, Haxhi Mirsad Dervishi, dha lajmin e shumëpritur se është kryer pagesa e truallit për Xhaminë dhe se nga sot ne, si xhami, jemi pronarë të këtij trualli prej 2500 m². elhamdulilah.

Ky lajm u prit me emocione të mëdha, lot gëzimi dhe shumë tekbire nga të pranishmit.

Mesazhi kryesor i këtij Bajrami ishte ndërtimi i qendrës sonë të re islame, si vatër e dijes, kulturës, moralit, edukimit dhe bashkimit të komunitetit tonë për brezat që vijnë.

Allahu e bekoftë këtë rrugëtim dhe i shpërbleftë të gjithë kontribuuesit!
Gëzuar Kurban Bajramin!

23/05/2026
22/05/2026

Xhumaja dhe Dita e bekuar e Arafatit

Po jetojmë ditë të mëdha tek Allahu, ditë mëshire, faljeje dhe afrimi tek Krijuesi.
Dita e Arafatit është prej ditëve më madhështore në Islam, dita kur Allahu liron robër nga zjarri dhe pranon duatë e sinqerta.

Muhamedi a.s ka thënë:

الْحَجُّ عَرَفَةُ
“Haxhi është Arafati.”

Gjithashtu Pejgamberi a.s ka thënë për agjërimin e kësaj dite:

صِيَامُ يَوْمِ عَرَفَةَ أَحْتَسِبُ عَلَى اللَّهِ أَنْ يُكَفِّرَ السَّنَةَ الَّتِي قَبْلَهُ وَالسَّنَةَ الَّتِي بَعْده

Shpresoj nga Allahu që agjërimi i Ditës së Arafatit t’i shlyejë mëkatet e vitit para tij dhe vitit pas tij.

Mos e humbni këtë mirësi:
me namaz, me dua, me istigfar, me salavate mbi Pejgamberin alejhisselam.
Xhuma të begate - جمعة مباركة

19/05/2026

URIME KURBAN BAJRAMI

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Ju njoftojmë se falja e Kurban Bajramit do të mbahet ditën e mërkurë, më 27.05.2026.

Programi:
• Namazi i Sabahut: 04:45
• Namazi i Kurban Bajramit: 06:00

Adresa:
Eventpark Ingolstadt
Münchener Straße 142
85051 Ingolstadt

Allahu e pranoftë adhurimin, lutjet dhe sakrificat tona.
Qoftë kjo festë e bekuar burim gëzimi, paqeje dhe afrimi me Allahun për ju dhe familjet tuaja.

Kurban Bajrami i bekuar!

***

Njoftim për Kurbanët

Përmes xhamisë sonë mund të bëni pagesën e kurbanëve për:

• Kosovë — 200€
• Maqedoni — 210€

Allahu ua pranoftë kurbanin dhe çdo vepër të mirë.

15/05/2026

Ditët e Dhul Hixhes janë ndër ditët më të dashura tek Allahu. Ditë adhurimi, pendimi, dhikri dhe afrimi me Zotin.

Miliona zemra sot drejtohen kah Qabeja me fjalët:
“لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ”

Haxhi na kujton se kjo dynja është e përkohshme dhe se kthimi ynë është tek Allahu.

Le t’i shfrytëzojmë këto ditë me namaz, dua, sadaka, agjërim dhe istigfar.

O Allah, na i prano veprat tona dhe na e mundëso një Haxh të pranuar. Amin

Xhuma të begatë- جمعة مباركة

Xhuma të begatë! جمعة مباركة Tema e sodit:Mëshira e madhe e Allahut ndaj robërve të Tij në jetën tonë.Allahu thotë:﴿ وَر...
08/05/2026

Xhuma të begatë! جمعة مباركة

Tema e sodit:
Mëshira e madhe e Allahut ndaj robërve të Tij në jetën tonë.

Allahu thotë:﴿ وَرَحْمَتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ ﴾“ Mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë. ”

Sa herë që Allahu na jep:

një ditë të re,

mundësi për teube,

qetësi në zemër,

familje,

iman dhe rrugë drejt xhamisë,kjo është nga mëshira e Tij.

Në një kohë plot sprova dhe fitne, besimtari nuk e humb shpresën kurrë në mëshirën e Allahut.

Mirë se vini në xhumanë e sotme.Allahu na mbuloftë të gjithëve me mëshirën dhe faljen e Tij.

Sot, më 1 Maj, një ditë feste dhe pushimi, xhamia ishte e mbushur me një numër të madh xhemati për faljen e xhumasë. Atm...
01/05/2026

Sot, më 1 Maj, një ditë feste dhe pushimi, xhamia ishte e mbushur me një numër të madh xhemati për faljen e xhumasë. Atmosfera ishte e veçantë, e mbushur me qetësi shpirtërore dhe ndjenjë të fortë bashkimi mes besimtarëve.

Tema e ditës së sotme, e ligjëruar nga Imami Xhelal Ef. Kaloshi, trajtoi një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë: përgjegjësinë, unitetin dhe rrezikun e përçarjes.
Mesazhi i tij ishte i qartë dhe prekës, se çdo individ ka përgjegjësi për të ruajtur harmoninë dhe për të kontribuar në forcimin e lidhjeve mes njerëzve.

Ai theksoi se uniteti është një ndër vlerat më të çmuara, ndërsa përçarja është një rrezik që dobëson shoqërinë dhe largon njerëzit nga njëri-tjetri. Në këtë ditë feste, mesazhi i dhënë na rikujtoi se vetëm përmes mirëkuptimit, respektit dhe bashkëpunimit mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe më të drejtë.

Ishte një ditë që jo vetëm na bashkoi në lutje, por edhe na la një mesazh të thellë për reflektim dhe veprim në jetën tonë të përditshme.
Kudo që jeni Allahu ju ruajt.

1 Maji – dita e punës dhe e përkushtimit Sot nderojmë mundin, djersën dhe sakrificën e çdo punëtori. Në Islam, puna e nd...
01/05/2026

1 Maji – dita e punës dhe e përkushtimit

Sot nderojmë mundin, djersën dhe sakrificën e çdo punëtori. Në Islam, puna e ndershme është ibadet dhe çdo përpjekje për të siguruar hallall është e bekuar.
Pejgamberi a.s ka thënë se “askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë sesa ai që e ka fituar me duart e veta.”

Le të jetë kjo ditë një kujtesë për të punuar me sinqeritet, për të respektuar njëri-tjetrin dhe për të kërkuar bereqet në çdo hap që bëjmë.
Allahu e bekoftë mundin tonë dhe na dhëntë sukses në çdo vepër të mirë.

Xhuma të begatë- جمعة مباركة

Një ditë e Xhumasë që fillon me qetësi, vazhdon me adhurim dhe përfundon me gëzim e harmoni mes njerëzve,duke shijuar nj...
24/04/2026

Një ditë e Xhumasë që fillon me qetësi, vazhdon me adhurim dhe përfundon me gëzim e harmoni mes njerëzve,
duke shijuar një kafe të ngrohtë dhe biseda të lehta që mbushin zemrat me paqe.
Xhuma të begatë
جمعة مباركة

Adresse

Ingolstadt

Telefon

+491608138366

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Xhamia ASR e.V Ingolstadt erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Xhamia ASR e.V Ingolstadt senden:

Teilen

Kategorie