12/06/2026
🕌🤝 Vizitë vëllazërore nga Xhamia Sunnah – Dietikon
Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim vëllezërit tanë nga Xhamia Sunnah në Dietikon në një vizitë vëllazërore në Xhaminë e Zürichut. Takime të tilla janë dëshmi e bukur e unitetit, dashurisë dhe respektit që Islami na mëson ta kultivojmë mes njëri-tjetrit.
Lusim Allahun e Madhëruar që ta forcojë vëllazërinë tonë, t’i bashkojë zemrat tona në bindje ndaj Tij dhe t’i bëjë xhamitë tona qendra të udhëzimit, dijes dhe bashkimit.
Falënderojmë vëllezërit tanë për vizitën e tyre dhe për momentet e bukura të kaluara së bashku. Allahu i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuojnë në forcimin e lidhjeve mes besimtarëve.
“Besimtarët janë vëllezër.” (El-Huxhurat, 10)
🤲 Allahu na bashkoftë gjithmonë në të mira dhe na bëftë prej atyre që e duan njëri-tjetrin për hir të Tij.