Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion -Cicra

Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion -Cicra Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion -Cicra, Moschee, Chemin du Couchant 4, Chavannes-près-Renens, Chavannes.

Zvicer-Suisse 🇨🇭🇽🇰🇦🇱
Qëndra Shqiptare për Integrim,Kulturë dhe Religjion - Lozanë - Centre D`Intégration Culturel Et Religieux Albanais-Laussane
Imami : Fehim Abazi-0041766151800
Chemin du Couchant 4, 1022 Chavannes-près-Renens Association CICRA (Centre d'intégration culturel et religieux albanais)

SHOQATA –QENDRA ISLAME SHQIPTARE NË LAUSANNE
Nën emrin « QENDRA ISLAME SHQIPTARE »,me 13 shtator 2

000 ,u themelua si shoqatë kulturore në përputhje me ligjet zvicërane(neni 60 i Kodit Civil Zvicëran).

MESAZH URIMI ME RASTIN E VITIT TË RI HIXHRI 1448
16/06/2026

MESAZH URIMI ME RASTIN E VITIT TË RI HIXHRI 1448

Sonte, me namazin e akshamit të ditës së hënë, më 15 qershor 2026, fillon viti i ri sipas kalendarit hixhri – 1448. Viti...
15/06/2026

Sonte, me namazin e akshamit të ditës së hënë, më 15 qershor 2026, fillon viti i ri sipas kalendarit hixhri – 1448.

Viti i Ri Hixhri
shënon fillimin e kalendarit islamik dhe nis me muajin Muharrem,
një nga muajt e shenjtë në Islam.

Ky kalendar fillon nga Hixhreti, emigrimi i Pejganberit Muhamed alejhi selam nga Mekka në Medina në vitin 622.

Ky është një rast për:
të falënderojmë Allahun për vitin që kaloi,
të bëjmë pendim për gabimet,
të forcojmë besimin dhe veprat e mira,
të vendosim synime të mira
për vitin e ri.

Në Islam nuk ka rite të veçanta apo festa të detyrueshme për Vitin e Ri Hixhri,
por është një kohë e mirë për reflektim, lutje dhe përmirësim të vetes.

Allahu na e bëftë këtë vit të ri hixhri një vit me bereqet, shëndet, paqe dhe afrim me Të për ne dhe familjet tona. Amin.

Sa i perket muajit Muharrem
Muharremi është muaji i parë i vitit hixhri dhe një nga katër muajt e shenjtë që Allahu i ka veçuar në Kuran.

Allahu thotë ne Kur'an:

“Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë… prej tyre katër janë të shenjtë.”
(Sure Et-Teube, 9:36)

Profeti alejhi selam e quajti Muharremin:

“Muaji i Allahut, Muharremi.”

(Sahih Muslim)

Disa nga vlerat e Muharremit:
Është muaji i parë i kalendarit islam.
Është një nga muajt e shenjtë në të cilët veprat e mira kanë vlerë të madhe.
Agjërimi në këtë muaj është ndër agjërimet vullnetare më të mira pas Ramazanit.
Dita e Ashurasë (10 Muharrem) ka vlerë të veçantë dhe agjerimi i saj(Dita e 9-të dhe 10-të (ose 10-të dhe 11-të) eshte mire te agjerohen për t’u dalluar nga Hebrenjtë.)

Profeti alejhi selam ka thënë:

“Agjërimi më i mirë pas Ramazanit është agjërimi në muajin e Allahut, Muharrem, dhe namazi më i mirë pas namazeve farz është namazi i natës.”

(Sahih Muslim)

Dhe për Ashuranë:

“Shpresoj që agjërimi i ditës së Ashurasë t’i shlyejë mëkatet e vitit të kaluar.”

12/06/2026
INFORMIM - Haxh 2026 Raporti Nr. 8Të nderuar vëllezer dhe motra,të nderuar familjarë dhe dashamirë të haxhilerëve,Kemi k...
02/06/2026

INFORMIM - Haxh 2026
Raporti Nr. 8

Të nderuar vëllezer dhe motra,
të nderuar familjarë dhe dashamirë të haxhilerëve,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se të gjithë haxhilerët që këtë vit po e kryejnë Haxhin në organizimin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në kuadër të Qendrës Shqiptare për Integrim Kulturor dhe Religjioz në Lozanë, janë shëndosh e mirë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas përfundimit të riteve dhe ceremonive të Haxhit në Mekë, më 31 maj 2026, haxhilerët janë kthyer në Medinen e Ndritur (El-Medinetu’l-Munevvere). Të gjithë kanë arritur mirë dhe, menjëherë pas mbërritjes, kanë vizituar xhaminë e Pejgamberit Muhamed a.s. dhe varrin e tij të bekuar, ku kanë përcjellë selame dhe lutje. Po ashtu, ata kanë bërë vizitë edhe te varret e dy shokëve më të afërt të Pejgamberit a.s., Hz. Ebu Bekrit r.a. dhe Hz. Omerit r.a.

Gjatë ditëve në vijim, haxhilerët kanë vizituar edhe vende të rëndësishme historike dhe fetare të Medinës, ndër to Kodrën e Uhudit, varrezat e Bekiut (Xhennetul-Beki), Xhaminë Kuba, Xhaminë e Dy Kibleve (Mesxhidul-Kibletejn) si dhe vende të tjera me rëndësi të veçantë në historinë islame.

Me kënaqësi ju njoftojmë se të gjithë haxhilerët vazhdojnë të jenë shëndosh e mirë, të kënaqur me kushtet e akomodimit dhe me organizimin e përgjithshëm të udhëtimit. Kushtet në hotel janë shumë të mira dhe haxhilerët shprehin mirënjohjen e tyre për kujdesin dhe përkushtimin e organizatorëve, si dhe ndaj Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës për organizimin shembullor të këtij udhëtimi të bekuar.

Lusim Allahun e Madhëruar që t’ua pranojë Haxhin të gjithë haxhilerëve, t’i ruajë në shëndet të mirë dhe t’i kthejë në familjet e tyre me mirësi, bereqet dhe shpërblime të mëdha.

Me nderime dhe respekt të veçantë,
Imam Fehim ef. Abazi
Medine, me 02 Qershor 2026

Takvimi për muajin Qershor 2026 për Lozanë dhe rrethinë.
31/05/2026

Takvimi për muajin Qershor 2026 për Lozanë dhe rrethinë.

INFORMIM – Haxh 2026Raporti nr. 7Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu....
29/05/2026

INFORMIM – Haxh 2026

Raporti nr. 7

Të nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,

Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu.

Falënderimi i takon Allahut të Plotfuqishëm, i Cili na mundësoi që sot ta përmbyllim me sukses ceremoninë e Haxhit, duke kryer edhe hedhjen e guralecëve në Xhemerat. Haxhinjtë që gjenden nën udhëheqjen e imam Fehim ef. Abazit, në kuadër të Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, i përfunduan me sukses obligimet kryesore të Haxhit.

Pas përfundimit të të gjitha obligimeve dhe ceremonive, sot u organizua një darkë e veçantë për të gjithë haxhinjtë e Qendrës. Darka u shtrua nga haxhiu i nderuar Liridon Nishori, të cilin e falënderojmë sinqerisht për bujarinë, mikpritjen dhe kujdesin e treguar ndaj të gjithë pjesëmarrësve.

Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me kujtime të bukura dhe emocione të paharruara nga ditët që kaluam së bashku në këto vende të bekuara. Në një atmosferë vëllazërore dhe plot mirënjohje, haxhinjtë patën mundësinë të ndajnë përjetimet e tyre dhe të falënderojnë Allahun e Madhëruar për këtë begati të madhe.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta shpërblejë haxhi Liridonin me të mirat e Tij të pakufishme, t’ia pranojë veprat e mira dhe t’i dhurojë bereqet në familje, shëndet, jetë dhe pasuri.

Po ashtu, lusim Allahun e Plotfuqishëm që t’ua pranojë të gjithë haxhinjve Haxhin e kryer, lutjet, ibadetet dhe veprat e mira të realizuara gjatë qëndrimit në Mekën e bekuar, duke i kthyer në familjet e tyre me zemra të pastruara dhe me faljen e mëkateve.

Me respekt,

Imam Fehim ef. Abazi
Mekë, 29 maj 2026

Bukuritë e Mekkes janë të veçanta. Kush vjen këtu një herë, gjithmonë dëshiron të kthehet përsëri.Les beautés de La Mecq...
29/05/2026

Bukuritë e Mekkes janë të veçanta.
Kush vjen këtu një herë,
gjithmonë dëshiron të kthehet përsëri.

Les beautés de La Mecque sont uniques.
Celui qui vient ici une fois souhaite toujours y revenir.

https://www.facebook.com/share/197ZNhDF5P/?mibextid=wwXIfr
29/05/2026

https://www.facebook.com/share/197ZNhDF5P/?mibextid=wwXIfr

Besimtarët myslimanë në Lozanë të Zvicrës kremtuan festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam. Nën organizimin e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, dhjetëra familje dhe besimtarë shqiptarë nga Lozana dhe qytete t...

Adresse

Chemin Du Couchant 4, Chavannes-près-Renens
Chavannes
1022

Öffnungszeiten

Montag 05:00 - 00:00
Dienstag 05:00 - 00:00
Mittwoch 09:00 - 00:00
Donnerstag 05:00 - 00:00
Freitag 05:00 - 00:00
Samstag 05:00 - 00:00
Sonntag 05:00 - 00:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion -Cicra erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Kultstätte Kontaktieren

Nachricht an Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion -Cicra senden:

Teilen

Kategorie